Mbledhje maratonë e qeverisë së Katalonjës. Palët ndahen në pro dhe kundër shpalljes së pavarësisë

schedule12:55 - 26 Tetor, 2017

schedule 12:55 - 26 Tetor, 2017

Qeveria e Katalonjës u mblodh në një takim maratonë për të vendosur hapin e rradhës para se senati spanjoll të miratojë kërkesën e Madridit për rimarrjen nën kontroll të Katalonjës. Palët janë ndarë në dy kahe pro dhe kundër shpalljes së pavarësisë. Nuk mjaftuan shtatë orë mbledhje gjatë natës për të gjetur një marrëveshje, me qeverinë katalanase e cila është e përcarë para mbledhjes së parlamentit ku mund të shpallet pavarësia. Sipas mediave spanjolle deri në orët e para të mëngjesit së të enjtes kanë vazhduar takimet dhe mbledhjet, presidenti katalanas Puidxhemont është këshilluar me anëtarët e ekzekutivit të tij, liderët e partive që kanë mazhoranvën por dhe me ente sovrane të ndryshme që mbështetën referendumin e 1 tetorit. Gjatë ditës pritet të nisë seanca e komisionit të senatit spanjoll ku do të analizohen dokumentet për hyrjen në fuqi të nenit 155 të kushtetutës spanjolle. Puidxhemon do të vazhdojë konsultimet e tij ndërsa një ditë më parë vendosi të mos flasë në senatin spanjoll. Presidenti katalanas është nën presion nga partitë që i kërkojnë të shpallë pavarësinë e njëanshme por dhe nga disa të moderuar të cilët kërkojnë që vendimi të shoqërohet nga mbajtja e zgjedhjeve të palrakohshme në vend. Asnjë nga drejtuesit që kanë marrë pjesë në mbledhjen maratonë nuk ka pranuar të komentojë për mediat. Vendimi mbetet në duart e Puidxhemon i cili gjatë natës pulbikoi në profilin e tij Tuiter hashtagun ” Republika e Ktalonjës” ku shkruan se nuk do të humbasë kohën me ata që duan të anulojnë vetëqeverisjen e rajonit