Mbledhja Shqipëri-Kosovë sjell Bashën në Kuvend pas disa kohësh mungesë

schedule10:32 - 27 Nëntor, 2022

schedule 10:32 - 27 Nëntor, 2022

Mbledhja e parë e përbashkët Shqipëri-Kosovë ka sjellë ditën e sotme në Kuvend edhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ish-kreu i të djathtëve shihet i ulur bashkë me ligjvënës të tjerë të Partisë Demokratike dhe kolegë nga Kosova ndërsa në Parlament sapo ka nisur seanca e përbashkët në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Po ashtu, Basha ka ndarë në llogarinë e tij në Twitter edhe një selfie nga salla.

Nisim sot mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Një moment i bukur dhe emocionues në prag të ditës së Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit shqiptar,” shkruan Lulzim Basha në postimin e tij.


Kujtojmë se Basha ka munguar kryesisht në seancat plenare që prej daljes së informacioneve se PD kur drejtohej nga ai ka marrë financime nga Rusia. Ish-kryedemokrati ka qenë prezent për herë të fundit në Parlament një mesnatë për të votuar.  /abcnews.al/