Nga shkarkimi i Palokës tek anëtarët e kryesisë krah Berishës, ç’do të vendosë Këshilli Kombëtar nesër

schedule21:14 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 21:14 - 11 Dhjetor, 2021

Të dielën në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kryesia e PD pritet që të propozojë shkarkimin e kreut të këtij Këshilli Edi Paloka. Gazetari Juxhin Mustafaraj mëson se sot në Kryesi do të votohet vetëm shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve që refuzuan të mblidhnin firma për Kuvendin e 18 dhjetorit.

Ndërsa, vendimi për Palokën dhe anëtarët e Kryesisë që morën pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit do të merret nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, Edi Paloka pati nje rëagim pasi kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi në mbledhjen e kryesisë që të dielën mblidhet Këshilli Kombëtar.

Në një postim në Facebook, kreu i Këshillit Kombëtar shprehej se Basha s’ka tagër ta bëjë një gjë të tillë, duke iu referuar këtu votimit për “shkarkimin” e tij në Kuvendin e mbledhur nga Sali Berisha.

Në mbledhjen e nesërme pritet që votohet një rezolutë e posaçme për situatën e krijuar në PD si dhe një propozim për shkarkimin e katër sekretarëve Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Ervin Minarolli dhe Ledina Mandia.

Lista e funksionarëve që do të shkarkohen në mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Kreu i Këshillit Kombëtar

Edi Paloka

Anëtarët e Kryesisë

*Edi Paloka
Belind Këlliçi
Ivi kaso
Albana Vokshi
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Oerd Bylykbashi
Flamur Noka
Ervin Minarolli
Ledina Mandia*

Sekretarët

*Belind Këlliçi
Ivi Kaso
Ervin Minarolli
Ledina Mandia* /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!