Mbledhja në Presidencë, Basha: Synoj t’i çoj në nivele të tjera marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

schedule19:07 - 3 Shkurt, 2021

schedule 19:07 - 3 Shkurt, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë.

Në një postim në Twitter, Basha e cilëson takimin me ambasadoren Yuri Kim si të shkëlqyer. Po ashtu, kreu i opozitës shprehet se është krenar më shumë se kurrë për rolin e tij në anëtarësimin e vendit në NATO.

Lexo edhe: Rama ballë për ballë Bashës, Meta: Në fokus stërvitja ushtarake amerikane

Basha shprehet se synon që marrëdhënien Shqipëri-SHBA ta çojë në nivele të tjera.

POSTIMI

“Takim i shkëlqyeshëm sot me @USAmbAlbania Yuri Kim gjatë sesionit të NSC. Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis ??& ?? është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe unë synoj ta çoj atë në nivele të reja.”