Mbledhja në PD, Baçi: Gjuha e pajtimit shumë larg. Alibali: Palët më të përçarë se kurrë

schedule21:31 - 12 Prill, 2022

schedule 21:31 - 12 Prill, 2022

Duke komentuar mbledhjen maratonë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, gazetari Agim Baçi thotë se gjuha e pajtimit është shumë larg.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Baçi tha se nisur nga përplasjet e forta që u zhvilluan sot, pajtimi nuk ka gjasa të ndodhë.

Sakaq, analisti Neritan Alibali thotë se palët ishin sot më të përçara se kurrë, që pas zgjedhjeve të 6 marsit. Ndërkohë që konflikti mes palëve përfundoi në dyert e gjykatës, analisti thotë se nuk mbaron në Apel, por do të shkojë deri në Gjykatën e Lartë.

Diskutimet:  

Agim Baçi: Kjo vetëm gjuhë pajtimi nuk është. Gjuha e pajtimit është shumë larg. Alibeaj nuk u tërhoq. Pas dy javësh i tha s’të njoh më kryetar grupi. Nëse vijon kjo gjuhë është shumë larg pajtimit.

Neritan Alibali: Palët mu dukën më të përçara se kurrë duke filluar nga 7 marsi. Problemi është se palët po luftojnë në rrafshin juridik. Të dy palët u qëndruan pozicioneve të tyre. Me këtë mënyrë nuk do të bëhet gjë tjetër veçse do të shkohet drejt ndarjes. Çështja nuk baron te apeli, do të vazhdojë në Gjykatë të Lartë dhe pastaj për çështje të procesit mund të shkojë edhe në Kushtetuese. Palët do të shkojnë gjithnjë dhe më tepër larg dhe do të ketë një pikë fundore ku pala që do të ketë emrin e fundit do të regjistrohet në zgjedhje. Në 6 mars u pa që logoja nuk u dha ndonjë mundësi.

g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!