Mbledhja e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë u finalizua me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve mes dy vendeve.
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Emiljo Çika tha për ‘Ballkan Update’ se nënshkrimet e marrëveshjeve janë me rëndësi të madhe. Lidhur me integrimin në BE, Çika tha se vendi ynë duhet të bëjë pjesën më të madhe të përpjekjeve krahas ndihmës së ndërkombëtare.
Ndërkohë sa i takon ndihmës së fqinjëve grek, Çika tha se Greqia nuk e ka penguar ndonjëherë procesin e integrimit të vendit tonë, përkundrazi është mbështetëse në rrugën e gjatë drejt ëndrrës europiane.
“Janë marrëveshje që kanë të bëjnë me fushën e mbrojtjes, me aspektin e teknologjisë apo infrastrukturore. Është simbolika politike që është e rëndësishme, Shqipëria është vazhdimisht në kërkim të mbështetjes së partnerëve ndërkombëtar. Jemi në një momentum pozitiv, pas disa ditës do të kemi hapjen e grupkapitujve të fundit. Faza tjetër është si mbështetja në aspektin politik, por pjesa më e madhe e përpjekjes duhet të jetë nga Shqipëria.
Greqia në analizën time nuk ka qenë pengesë kurrë serioze për Shqipërinë, vende të tjera kanë vendosur veto për Shqipërinë. Dy vendet kanë pasur problematika të caktuara, por nuk shfaqin probleme për integrimin përkundrazi Greqia është mbështetëse për vendin tonë.” / abcnews.al/

