Mbledhja për fushatën, Balla: I çuam Ramës raportin me vlerësimin e qytetarëve për shërbimet

schedule11:22 - 9 Shtator, 2020

schedule 11:22 - 9 Shtator, 2020

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla në përfundim të mbledhjes mëngjesin e sotëm në seli me drejtuesit politikë të qarqeve u shpreh për mediat se sot iu dorëzua kryeministrit një raport me vlerësimet e qytetarëve për cilësinë e shërbimeve. Ai tha se takimi me drejtuesit e qarqeve do të jetë i përjavshëm ku do të raportohet situata në strukturat e partisë.

Ky takim i përjavshëm do të vijojë deri në 25 prill. Ne kemi diskutuar mbi cështjet organizative, pa dyshim edhe të një raportimi të një vlerësimi që kemi mbledhur nga qytetarët për cilësinë e shërbimeve publike që ofrohen nga aleati i vetëm i jonë, njerëzit dhe qytetarët. I kemi dorëzuar kryeministrit një përmbledhje të vlerësimeve nga qytetarët për cilësinë e shërbimeve publike. Kemi diskutuar edhe për një tjetër çështje”.

Një tjetër pikë diskutimi sipas Ballës ishte “krijimi i një kanali komunikimi virtual me partinë për të vlerësuar performancën e cdo deputeti në zonën e tij zgjedhore, të cdo ministri dhe përfaqësuesve të tjerë të PS-së. Do të jetë i dedikuar edhe për kontributin e mirëpritur të cdo qytetari”.

Një “thumb”, Balla e kishte edhe për opozitën, që bojkotoi zgjedhjet lokale. “Shpresoj të mos kemi thirrje nga opozita për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, populli duhet të zgjedhë drejtimin që duhet. Diskutimi do të jetë i përvajshëm në shtabin tonë”.


Por cfarë komenti ka numri dy i PS-së për thirrjen e ambasadores së SHBA-së për pastërtinë e figurave që do të jenë pjesë e listave. “Që në kongresin e shkurtit ne kemi bërë ndryshime statutore të rëndësishme që njësojnë qasjen që Kuvendi ka bërë për ligjin e dekriminalizimit. PS-ja ka qenë partia e parë që e ka bërë në rregullat e veta statutore”.

Por cilat janë qarqet me probleme në strukturat e PS-së? “Ky do të jetë një raport i përjavshëm. Shtabi diskuton, takimi ishte i dedikuar për vlerësimet e marrëdhënies së zyrave shtetërore ndaj qytetarëve. Me fillimin e organizimin e asambleve, do të diskutohet cdo problem, që më pas raportohet këtu cdo javë te kryeministri. Ne do të kemi një hartë të cdo problemi”.

I pyetur se cfarë bëri gabim Sandër Lleshaj që u largua nga drejtimi politik i Lezhës, Balla tha “PS-ja ka bërë ndryshime në drejtimin politik të qarqeve. Uji që zien kazani nuk ka të bëjë me performancën e Sandër Lleshajt si drejtues politik, është një ministër shumë i mirë, që ka performuar në mënyrë të shkëlqyer në krye të ministrisë së Brendshme”. Balla tha se objektivi i ri i PS-së në Lezhë është marrja e 4 mandateve. “Në Lezhë, PS-ja do të marrë 4 mandate”.

Për asamblenë kombëtare socialiste ende nuk ka një datë. “Do të mblidhet dhe kemi diskutuar edhe për mënyrën e organizimit në kushtet e respektimit të plotë të masave mbrojtëse dhe distancës sociale. Përkrahës të asamblesë, nesër startojmë organizimin e rinisë në kuadër të FRESSH Voice, ftoj cdo aktivist që të bëhet pjesë e këtij konkurrimi kombëtar” tha Balla.

Në fund i pyetur për vendimin e Besa Shahinit për të mos u angazhuar në fushatë, pasi në përfundimi të këtij mandati qeverisës do të largohet nga Shqipëria, Balla deklaroi se “PS-ja ka bërë reformën më të thellë në sistemin arsimor shqiptar duke e depolitizuar procesin e emërimeve politike në shkolla. Mësuesit shqiptarë janë më të qetë se kurrë se ka ikur koha kur një drejtor arsimi zëvendësohet nga një tjetër dhe më pas ndërhyjnë deputetët”.db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!