Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një seri fotosh nga takimi i së enjtes në Romë, ku u zhvillua mbledhja e parë e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Italisë, një moment i konsideruar historik për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“MIRËMËNGJES 😊 Me fotoalbumin nga Roma, në ditën historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ku u zhvillua dje mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ju uroj një ditë të mbarë 🫶.”
Takimi i nivelit të lartë në Romë ka shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit strategjik mes dy shteteve në projekte në fusha si ekonomia, investimet, integrimi europian dhe siguria.
Mbledhja u konsiderua si një gur i ri kilometrik në partneritetin dypalësh, duke hapur rrugën për nisma të reja të përbashkëta dhe intensifikim të marrëdhënieve ndërqeveritare./abcnews.al

