Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar sot në “ABC Live” u ndal tek mbledhja e 8 -të e dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë.
Sipas Vanegjelit edhe Rama dhe Kurti janë shumë të vegjël për të lejuar humorin e tyre mes njëri tjetrit për të ndikuar në atë që mendojnë shqiptarët.
“Janë të detyruar. Kur thonë vëlla njëri tjetrit. Ndërkohë Rama nuk ka asnjë arsye pse të ketë vëlla Vuçiçin. Asnjë arsye. Ne kemi nevojë për një marrëdhënie normale mes Vuçiç dhe Ramës dhe Kurtit. Kemi nevojë që Vuçiç të jetë serb i mirë. Një Serbi e fortë do të ndikonte për një Shqipëri të fortë dhe Kosovë të fortë. Është e kundërt me atë që mendohet se rrënimi i tyre është në dobinë e Shqipërisë dhe Kosovës.” tha Vangjeli.
Duke u ndalur tek politika, Vangjeli tha se kryeministri Edi Rama do të votonte kundër homologut të tij në Kosovë, Albin Kurtit.
“Albin Kurtin tentuan ta bëjnë në Tiranë si një aleat të tyre kundër Ramës. Pikërisht për shkak të urrejtjes ndaj Ramës. Ndërkohë janë të detyruar të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. E kërkojnë qytetarët. Është gjaku që na e kërkon.” tha Vangjeli.
/abcnews.al/