Mbledhja e qeverisë/ Profesionet e lirë, Ministri Malaj: Kthehen fondet e paguara për këstin e parë pas vendimit të Kushtetueses

schedule10:43 - 27 Nëntor, 2024

schedule 10:43 - 27 Nëntor, 2024

Ministri i Financave Petrit Malaj në përfundim të mbledhjes së qeverisë, komentoi vendimet e miratuara.

Malaj theksoi se tashmë fondet e paguara për këstin e parë pas vendimit të Kushtetutës do të kthehen.

“Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi aktin normativ për kthimin e këstit të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë. Qeveria shqiptare që në krye të herës ka pasur vullnetin e plotë për të kthyer këto fonde tek profesionistët e lirë. Ministria e Financave ndoqi rrugën ligjore duke iu drejtuar gjykatës Kushtetuese për të interpretuar dhe për të na udhëzuar se si duhet të vepronin. Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh dhe na la të nënkuptonte se efektet që prodhoi ky ligj ishin legjitime , megjithatë qeveria shqiptare mori vendimin dhe bëri të mundur kthimin e fondeve tek profesionistët e lirë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!