Mbledhja e përbashkët parlamentare, Nazarko: Kurti e përdori takimin për propagandë politike

schedule17:29 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 17:29 - 20 Dhjetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko komentoi në emisionin “Ballkan Update” në ABC Neës, mbledhjen e përbashkët parlamentare.

Ndërsa analizoi takimin e zhvilluar, Nazarko u shpreh se në një aktivitet preelektoral, mbase të fiksuar kohë kë parë nga ana e PR të qeverisjes Kurti mbase pati përpjekje për të ndërtuar një narrativë për të nxjerrë kryeministrin Rama një figurë jo të mirë.

“Zoti Kurti është i bindur që brenda votuesit të vet apo votuesit kosovar ka një përqindje që dëshiron raporte të afërta me Tiranën e drejtuar nga Rama dhe dhe për këtë arsye organizohen aktivitet ku dy krerët dhe qeveritë e tyre shihen bashkë- pas ceremonive të 28 nëntorit bashkë në Vlorë. Kësisoj krahas marrëveshjeve ndërqeveritare dhe deklaratës së përbashkët,  takimi i dy kuvendeve pati nga pak gracka dhe përpjekje për ta nxjerrë keq Ramën. Si? Duke ndërtuar një narrative sipas të cilës ndërsa Kosova kërkon mbështetje “për Banjskën apo incidentin në Ibër Lepenc Rama flet për tema të tjera pa lidhje si integrimi europian”. Ndërsa Rama tregoi apo ofroi arsye krenarie për të gjithë shqiptarët me statusin ndërkombëtar të Shqipërisë- samiti i NATO- s ku vjen dhe Trump, Samiti i Komunitetit  politik të 700 milion banorëve europianë-, Rama uroi që dhe Kosova të jetë bashkë në integrim, t’ I hiqen sanksionet, etj. Por ndërkohë ai i sugjeroi- vëllazërisht- Kosovës që në mënyrë të ngjashme me atë që ndodhi në Rambuje,  ta ngrinte dialogun dypalësh dhe të respektonte njëanshmërisht detyrimet e marrëveshjeve me Serbinë si detyrime përkundrejt bashkësisë perëndimore. Citoi qoftë Rugovën për integrimin e përbashkët europian, qoftë Rexhep Qosen për rolin prijës të UCK- në një tentativë për t promovuar elektoralisht LDK dhe PDK. Duke lavdëruar Thaçin ndërkohë Rama bëri thirrje për një rezolutë që kërkon mbikëqyrjen e funksionimit të Gjykatës së  Hagës që ka shkelur standardet- gjykatë që është themeluar prej Kuvendit të Kosovës. A është kjo parathënie e një vote kurorëzuese të një aleance paszgjedhore PDK- VV që mbase me shkelje syri nga administrata Trump shfuqizon Gjykatën speciale- kjo pritet të shihet. Mbase ky lloj orientimi i  Ramës ka sjellë në reduktimin e kritikave të tij ndaj Kurtit”, tha ndër të tjera Nazarko.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!