Mbledhja e parë me grupin e PD pas përjashtimit, Berisha: Shumë shpejt do kem zyrë në seli, sa të lyhet

schedule10:09 - 31 Mars, 2022

schedule 10:09 - 31 Mars, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha po bën gati një zyrë të re në selinë e PD. Lajmin e dha vetë ai pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD.

Si është gjendja e arkës në parti se kam idenë. Do kem një zyrë midis këtyre zyrave në seli. Sapo të lyhet do jetë”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se nuk ka rëndësi se cila do të jetë zyra e tij.

Lexo edhe: Berisha rikthehet pas 6 muajsh në mbledhjen e grupit parlamentar, kush janë deputetët që e bojkotojnë

“Nuk ka zyrë kryetari tani, nuk ka kryetar këtu, këtu janë zyrat. Këtu zgjidhet kryetari, ajo bëhet zyrë kryetari, tani për tani çdo zyrë është zyrë”, tha Berisha.

Si e komentoni faktin që Basha nuk mori pjesë në mbledhje?

Lexo edhe: Alibeaj mbledh grupin parlamentar, marrin pjesë të përjashtuarit me në krye Berishën

“Basha është anëtar ne s’e përjashtojmë. Pyeteni Bashën. Ai është anëtar i grupit parlamentar”.

be.k/abcnews.al