Mes kryebashkiakëve socialistë të thirrur sot në takim me kreun e qeverisë Edi Rama i vetmi që mungon është kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.
Kjo vjen si rrjedhojë e përplasjeve të vazhdueshme brenda partisë, pasi Leli nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakut për të kandiduar për deputet.
Prej disa javësh socialistët e Bashkisë Vlorë kanë kërkuar takim me Dritan Lelin në ambientet e bashkisë ose teatrit “Petro Marko” por ky i fundit kërkon mbledhje online për shkak të pandemisë. m.v/abcnews.al