Mbledhja e Këshillit të Sigurisë për Ukrainën, në vend të Ramës e Xhaçkës shkojnë Ahmetaj e Megi Fino

schedule15:47 - 14 Shkurt, 2022

schedule 15:47 - 14 Shkurt, 2022

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nisur nga tensionet në Ukrainë. Në mbledhje nuk do të jenë prezent as kryeministri Edi Rama dhe as ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka të cilët prej ditës së djeshme ndodhen në një vizitë 4-ditore në SHBA.

Burime bëjnë me dije për ABC se kryeministri Rama do të përfaqësohet në këtë tryezë nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj ndërkohë që në vend të Xhaçkës në mbledhje do të shkojë zv/ministrja Megi Fino.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka kërkuar Rusisë që të ulë tensionet në kufirin me Ukrainën duke theksuar se i qendron pranë këtij shteti.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Jashtme kërkon nga Putini që të zgjidhë krizën përmes rrugëve diplomatike dhe të respektojë sovranitetin territorial të Ukrainës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!