Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ PS autorizon heqjen e imunitetit të Ahmetajt

schedule18:38 - 12 Korrik, 2023

schedule 18:38 - 12 Korrik, 2023

Partia Socialiste lejon drejtësinë të hetojë Arben Ahmetajn. Edhe opozita ka dorëzuar raportin se përse SPAK-ut duhet t’i jepet drita jeshile që ish ministri Ahmetaj duhet të arrestohet. Por SPAK duhet të presë deri të hënën pasdite që Kuvendi të miratojë me votë heqjen e imunitetit.

Pak më parë, avokatët e Ahmetajt rrëzuan pretendimet e Prokurorisë duke thënë se nuk ka asnjë provë kundër ish ministrit. Duke folur për gazetarët pas mbledhjes, avokatët thanë se ai është larguar jashtë vendit për arsye personale ndërsa nuk dhanë përgjigje se ku ndodhet.

“Kemi komunikuar para 5 minutash. Nuk gjej asnjë dëshmi kundra. Nuk janë të vërteta. Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve. Marrëdhënia shoqërore është vepër penale? Pagesat duhet të vërtetohen.”, tha avokati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!