Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Avokatët e Ahmetajt: Jemi kundër arrestimit, me të kemi folur para 5 minutash

schedule18:16 - 12 Korrik, 2023

schedule 18:16 - 12 Korrik, 2023

Avokatët e Arben Ahmetajt thonë se ish ministri nuk ka marrë asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Duke folur për mediat pasi mbledhjes së Këshillit të Mandateve, avokatët thanë se dëshmitë nuk janë të vërteta dhe se janë kundër arrestimit të tij.

“Kemi komunikuar para 5 minutash. Nuk gjej asnjë dëshmi kundra. Nuk janë të vërteta. Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve. Marrëdhënia shoqërore është vepër penale? Pagesat duhet të vërtetohen.”, tha avokati.

Më herët, gazetarja Esiona Konomi raportoi se avokatët kanë deklaruar se ish ministri Ahmetaj nuk ka marrë pjesë në seancë për arsye familjare. Ditën e djeshme ata konfirmuan se Ahmetaj ishte larguar jashtë vendit por ende nuk dihet vendi ku është larguar ish ministri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!