Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Berisha: Jemi në moment kritik, Rama është vasal i “Putinit të vogël”

schedule17:39 - 26 Shtator, 2022

schedule 17:39 - 26 Shtator, 2022

Partia Demokratike ka mbledhur Këshillin Kombëtar këtë të hënë. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kjo mbledhje vjen në një moment jashtëzakonisht kritik për vendin.

Berisha shigjetoi menjëherë sapo mori fjalën kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai është vasal i Aleksandër Vuçiçit. Ish-kryeministri ngriti shqetësimin, sipas tij për mbrojtjen që Rama po i bën Vuçiçit në samitet dhe takimet botërore.

“Kjo mbledhje bëhet në një moment jashtëzakonisht kritik për vendin. Siç ndiqni situatën Edi Rama çdo javë, çdo muaj zhytet gjithnjë e ë thellë në vasilitet të plotë ndaj presidentit serbo madh Vuciç.  

Në rast se ju merrni diskurin e tij të muajit të fundit në këtë diskur, njeriun më të mbrojtur, njeriun më të ftohtë më të cituar në rajon dhe botë në fjalimet e Ramës do të gjeni Vuçiç.

Ky vasal i tij kalon nga samiti në samit, nga takimi në takim, duke mbrojtur një Putin të vogël në rajon, duke i dhënë këshilla Europës dhe botës, duke justifikuar plotësisht rreshtimin e Putinit me Rusinë dhe kundër sanksioneve të BE. Duke e paraqitur kërkesën për zbatimin e sanksioneve nga Vuçiç si një kërkesë të rrezikshme për paqen. E vërteta është se prapa mbrojtjes që i bën Edi Rama aksit Moskë-Beograd qëndron vasaliteti i tij ndaj Beogradit dhe indirekt ndaj Moskës”, deklaroi Berisha. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!