Mbledhja e dytë e Këshillit Bashkiak të Shkodrës u zhvillua e qetë

schedule23:13 - 19 Shtator, 2019

schedule 23:13 - 19 Shtator, 2019

Ndryshe nga mbledhja e parë, ajo e konstituimit të Këshillit Bashkiak Shkodër e cila u prit me protesta dhe u mbajt ne Bibliotekën e Universitetit, mbledhja e dytë u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak në godinën e Bashkisë Shkodër në një atmosferë të qetë.

Në mbledhje nuk mori pjesë kryebashkiakja Voltana Ademi, por kryetarja e Këshillit Bashkiak Briseda Kadija u shpreh se ajo vazhdon të mbajë pozicionin e kryetares aktuale të Bashkisë Shkodër.

Në këtë mbledhje u zgjodh edhe sekretari i ri i Këshillit Bashkiak pas dorëheqjes nga ky post 3 javë më parë të Suel Hadrit. Me shumicë votash sekretar i ri u zgjodh Denis Lezha./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!