Mbledhja e dy qeverive, Arifi: Rama dominoi takimin, e rëndësishme sheshimi i përplasjes me Kurtin

schedule19:33 - 20 Qershor, 2022

schedule 19:33 - 20 Qershor, 2022

Analisti kosovar, Ardian Arifi, në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazeatres Juli Xhokaxhi, ka komentuar mbledhjen e dy qeverive që u zhvillua në Prishtinë.

Arifi tha se nga ajo që pa dje dhe sot, shihet qartë se mediatikisht gjithçka u dominua nga Rama.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi, nëse ky takim i sheshoi të gjitha mosmarrëveshjet mes Ramës dhe Kurtit, Arifi theksoi se e rëndësishme mbetet që dy kryeministrat lanë pas inatet personale dhe po punojnë për interesat e qytetarëve.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Mbledhja e 8-të e përbashkët e dy qeverive, shpesh jemi ankuar për mosrespektimin e marrëveshjeve. Shërbeu ky takim për të vëna ca pika mbi “i” edhe për dy kryeministrat Rama dhe Kurti?

Arifi: Ndoshta është e tepërt të flasim, por ajo që do ta cilësoj si pozitive se të dy kryeministrat dëshmuan se dinë t’i tejkalojnë inatet personale dhe të punojnë për interesat e përbashkëta të dy shteteve. Marrëdhëniet e tyre të presim se si do të zhvillohen. E gjithë vizita e kryeministrit Rama në Kosovë, është një vizitë ku Rama ka dominuar me lajme, në njëfarë mënyrë e ka vënë në hije Kurtin.

Xhokaxhi: Kjo u pa dhe në konferencën për shtyp?

Arifi: Po dhe dje, sepse Rama takoi biznesmenë, takoi mediat, ishte në një vizitë në familjen e presidentit Thaçi, biseda e tij me prindërit e presidentin u bë lajm kryesor. Personaliteti Edi Rama po dominon. Edhe ministrin Sveçla e mori në pyetje Rama. Ishte Rama ai që dominoi mediat dje dhe sot.

Xhokaxhi: Me shumë tolerancë nga ana e Kurtit?

Arifi: Nuk e di nëse ishte tolerancë apo jo, apo nuk dinte si të përtgjigjej. Por mbetet për tu parë. Kryesorja ishte tejkalimi i inateve personale.

Xhokaxhi: Bëhen takimet, pastaj duket sikur mbizotëron një heshtje. Në Tiranën zyrtare në opinion ka kohë që ka pakënaqësi për mënyrën se si Tirana zyrtare po sillet me Prishtinën zyrtare?

Arifi: Nuk e di mbi çfarë argumentesh mbahet ky qëndrim, por mund të flas nga përvoja, Shqipëria ëhstë një përkrahësit kryesorë të Kosovës sidomos në sferën ndërkombëtare.

Xhokaxhi: Në nëntor do të mblidhen Kuvendet e dy vendeve, ajo që bën përshtypje ishte mënyra që gjeti Rama për të përcaktuar situatë e “Open Ballkan”?

Arifi: Ishte një përgjigje diplomatike, por kjo çështja e Open Ballkan nuk mundesh edhe të jesh edhe mos jesh. Nëse Kosova mbetet jashtë, do të dilet edhe kundër Shqipërisë por dhe shteteve të tjera. Ajo që do të ishte më e mirë, që kryeministrat të ulen dhe të sqaron për çështjen e Open Ballkan, që dy kryeministrat të tregojnë shqetësimet e tyre. Të gjendet një mënyrë që Kosova të jetë pjesë e këtij projekti.

Xhokaxhi: 19 marrëveshje të nënshkruara ditën e sotme, kemi rezerva për mos implementimin e marrëveshjeve të kaluara, pe ndo

Arifi: Sqarime nuk patëm, por pamë një intervistë të ministrit të Kosovës, i cili përmendi sekretariatin, që tani po koordinon marrëveshjet e nënshkruara. Është e vërtetë që ka shumë çështje të vogla, por mos harrojmë se Kurti kur ishte në opozitë pati thënë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën bëhet shumë thjeshtë, por tani në qeveri e sheh që kjo nuk bëhet kaq lehtë, pasi kërkon shumë më shumë punë.

Xhokaxhi: Nga marrëveshjet e sotme, kush ishte më e rëndësishmja?

Arifi: Ato që prekin jetën e qytetarëve, ajo e kalimit të kufirit pa radhë. Të gjitha marrëveshjet qytetarët i masin se sa janë të prekshme për ta. Pra hapat deri te implementimi qytetarët me të drejtë nuk i shohin. Marrëveshja për doganat shumë e rëndësishme.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!