Mbillen 1 mijë fidanë në grykëderdhjen e Semanit

schedule20:10 - 11 Nëntor, 2018

schedule 20:10 - 11 Nëntor, 2018

Plot 1 mijë fidanë të mbledhur me kontribut vullnetar nga strukturat rinore të Bashkisë Patos po mbillen pranë grykëderdhjes së lumit Seman. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit iu bashkua për një ditë këtij aksioni, ku theksoi impaktin mjedisor të 1 mijë pemeve të reja. 

Fushata “Krijo oksigjenin tënd” e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nisi në qarkun e Fierit me mbjelljen e 1 mijë pemëve në grykëderdhjen e lumit Seman. Aksionit vullnetar të dhjetëra të rinjve iu bashkua edhe kreu i kësaj ministrie, Blendi Klosi. Sipas ministrit, fidanët e rinj janë pjesë e përmbushjes së qëllimit për mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020.

“Mbjellja e 1 mijë pemëve sot do ta ndihmojë argjinaturën e lumit, si masë për të penguar daljen e tij nga shtrati. Njëkohësisht për të krijuar një brez të gjelbërt i cili do të ndihmojë në mbrojtjen nga erozioni, por edhe në mbrojtjen nga insektet në këtë zone”, tha Klosi.

Ministri Klosi vlerësoi si të rëndësishme angazhimin e të rinjve dhe faktin se 1 mijë fidanët ishin mbledhur me kontribut vullnetar të strukturës rinore të Bashkisë Patos.

“Sot po realizojmë një mbjellje të 1 mjë pemëve të reja e cila e con në 8 mijë numrin e pemëve të mbjella vetëm në këtë zonë, dhe do të vazhdojmë me dhjetëra mijë të tjera në të gjithë territorin për të pasur mundësinë që në fushatën tonë.  “Krijo oksigjenin tënd” secili nga banorët e kësaj zone të mbjellë 5 pemët e tij”, u shpreh ministri.

Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, fushata e mbjelljeve “Krijo oksigjenin tënd” do të përqëndrohet në mbjelljen e pemëve pranë shtretërve të lumenjve si masë kundër përmbytjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!