Një urë është shembur mëngjesin e së enjtes në Fier. Ndërkohë, sot policia njofton se në flagrancë është arrestuar një 52-vjeçar me iniciale L. P.
52-vjeçari u arrestua për shkatërrim të rrugëve pasi duke drejtuar automjetin me një rimorkiator, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shembur urën.
Përveç izolimit të banorëve shembja e urës vjen pak para hapje së zezonit turistik në këtë zonën duke sjellë shumë probleme për bizneset në këtë zonë.
Gjithashtu, policia në ka vënë në pranga për prodhim dhe shitje narkotikësh është vënë një 27-vjeçarm. I riu u ndalua nga policia në vendin e quajtur “Vija e ngjalës” dhe gjatë kontrollit të mjetit tip “Benz”, me të cilin udhëtonte iu gjetën 15 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. /abcnews.al/

