Katalanasit kërkojnë sërish pavarësinë nga Spanja. Një manifestim ku morën pjesë më shumë se një million persona u konsiderua nga presidenti katalanas Kuim Tora vetëm si fillimi i një mobilizimi masiv deri sa të arrihet objektivi
Më shumë se 1 milion persona marshuan në rrugët e Barcelonës për të kërkuar pavarësinë e Katalonjës nga Spanja si dhe lirimin nga burgu të separatistëve.
Fotografitë dhe pamjet tregojnë një det njerëzish që ecin për 6 kilometra në qytet shumë prej të cilëve të veshur me ngjyrat e flamurit të Katalanjas të njohur dhe si flamuri me yje.
Ndërsa të tjerë akoma mbanin veshur parulla si “Le ta bëjmë Katalonjën republikë”.
Manifestuesit zgjodhën të marshojnë në atë që njihet si dita kur Barcelona humbi betejën me trupat ushtarake besnike të Mbretit Filip V në vitin 1714, që njohet si lufta e ndarjes së Spanjës.
Protestuesit mbajtën heshtje në orën 17:14 për të shënuar vitin kur vendi humbia autonominë e tij, ndërsa turmat hodhën parulla si Liri dhe Pavarësi.
Policia konfirmoi se më shumë se një milion persona ishin të pranishëm në manifestim. Ndërkohë që kjo ditë historikisht ka qenë një ditë kur festohej identiteti katalanas, separatistët e kanë përdorur për të kërkuar pavarësinë që nga viti 2012.
Ata gjithashtu kanë kërkuar lirimin nga burgu të zëvendëspresidentit Oriol Junkueras, i cili ndodhet ende në qeli. Manifestimi u bë dhe në prag të një-vjetorit të referendumit të 1 Tetorit, ku një vit më parë më shumë se 92 për qind katalanas votuan pro pavarësisë nga Spanja.
Por referendumi u cilësua i paligjshëm nga Madridi dhe shumë liderë e aktivistë që e mbështetën janë burgosur në pritje të gjyqit, ndërsa të tjerë janë larguar nga vendi.
Presidenti katalanas, Kuim Tira, u shpreh se marshimi ishte vetëm fillimi i një mobilizimi masiv me më shumë protestues që do të mblidhen pikërisht në 1 Tetor./abcnews.al