Mbi 90,000 të zhvendosur pas sulmeve ajrore izraelite në Liban

schedule15:42 - 25 Shtator, 2024

schedule 15:42 - 25 Shtator, 2024

Pas tre ditësh sulmesh ajrore të përqendruara në Liban nga Izraeli, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha të mërkurën se kishte të paktën 90,530 njerëz janë zhvendosur.

Një numër i madh njerëzish në Izraelin verior dhe Libanin jugor tashmë ishin të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre pas gati një viti luftimesh midis Izraelit, Hezbollahut dhe forcave të tjera anti-izraelite.

Qeveria e Benjamin Netanyahut ka vendosur si qëllim lufte kthimin e njerëzve në Izraelin verior në shtëpitë e tyre.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) në Liban ka thënë se është “shumë i shqetësuar për përshkallëzimin serioz në Liban”, ndërsa Mbretëria e Bashkuar për UNHCR- në ka nisur një apel urgjent për ndihmë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!