Mbi 8 mijë raste në 24 orë në Austri, skenari i mundshëm për të pavaksinuarit

schedule15:19 - 4 Nëntor, 2021

schedule 15:19 - 4 Nëntor, 2021

Austria ka regjistruar 8.500 raste me koronavirus në 24 orë, duke rritur mundësinë e një bllokimi për personat e pavaksinuar pasi qeveria po përpiqet të bindë banorët në disa zona që të vaksinohen.

Rreth 64% e popullsisë së vendit është vaksinuar plotësisht, por mbetet sërish vendi me normën më të ulët të vaksinimit në Europën Perëndimore, pasi shumë banorë janë skeptikë ndaj vaksinave.  Austria regjistroi mbi 8 mijë raste, një rritje prej 32% në krahasim me një ditë më parë.

Qeveria austriake lehtësoi masat gjatë verës dhe miratoi një plan për të pavaksinuarit. Në bazë të këtij plani, të pavaksinuarit nuk do lejohen të hyjnë në kafe dhe restorante deri në momentin që numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensive të arrijë në 500. Momentalisht 352 pacientë janë shtruar në njësitë e kujdesit intensiv, 10 më shumë se një ditë më parë.

45% e të infektuarve janë regjistruar në dy nga 9 provincat e Austrisë: Salzburg dhe Austria e Epërme. Sipas të dhënave, Austria e Epërme është vendi me normat më të ulëta të vaksinimit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!