Mbi 74 mijë fletë votimi të pavlefshme, Braho: Dështoi varianti me numra

schedule10:10 - 27 Prill, 2021

schedule 10:10 - 27 Prill, 2021

Anëtar i këshillit të Ankesave në KQZ, Ledio Braho i ftuar në studion e ABC ka komentuar faktin se pse deri më tani kanë rezultuar të pavlefshme mbi 74 mijë fleta votimi.

Braho ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se një ndër problemet kryesore për këtë është fleta e votimit me numra.

Gjithashtu ai ka theksuar se në rast se do të ketë shumë ankimime shumë nga fletët e pavlefshme mund të rikthehen për rinumërim.

“Unë kam parë dhe denoncime të ditëve të fundit që akuzohen numëruesit se përpiqen që të nxjerrin të pavlefshme fletët e votimit por kjo është  një gjë që unë nuk e besoj. Kush nga numëruesit që do të rrezikonte një gjë të tillë rrezikon 4-7 vite burg. Unë theksoj se problemi kryesor është fleta e votimit që është miratuar shumë vonë dhe pati problem duhet të ishte me emra apo me numra dhe faktikisht me këtë rezultat tregohet se fleta me numra dështoi.

Shumica e fletëve të votimit kanë problemin e votimit, duke theksuar se qytetarët kanë votuar subjektin politik dhe ka votuar sërish numrin e një subjekti tjetër me idenë se do të votonte kandidati.

Ajo që ndodhi me fletën e votimit ka shumë problematike dhe për këtë duhen të bëhen disa analiza në lidhje me problematikat që ka sjellë kjo fletë votimi. Ajo që detyron kodi është se atje ku ka pasur teknologji të re mund të numërohen në mënyrë të rastësishme nga KQZ, ndërsa të gjithë kutitë e tjera do të hapen dhe rikthehen për numërim vetëm nëse do të ketë ankimime”, ka thënë Braho.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!