Mbi 700 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid në Maqedoninë e Veriut

schedule17:51 - 17 Janar, 2022

schedule 17:51 - 17 Janar, 2022

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.748 teste, ndërsa janë regjistruar 766 raste me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 486 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Po ashtu në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe 3 viktima nga koronavirusi. Nga një i vdekur nga Shkupi, Gostivari dhe Dibra, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën 03.01 – 11.01.2022. Të vdekurit janë të moshës nga 62 deri në 75 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 245.398, numri i të shëruarve është 220.886, numri i të vdekurve është 8.115, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 16.397.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!