Mbi 7 mijë ushtarë rusë të vrarë në 22 ditë luftë

schedule13:44 - 17 Mars, 2022

schedule 13:44 - 17 Mars, 2022

Agjencia e Inteligjencës amerikane thotë se më shumë se 7,000 ushtarë rusë kanë vdekur që kur Vladimir Putin pushtoi Ukrainën muajin e kaluar.

Zyrtarët e Pentagonit thanë për New York Times se janë në gjendje të përpilojnë të dhënat e tyre duke analizuar imazhet satelitore dhe përmbajtjen videove që tregojnë tanket dhe trupa ruse.

Megjithatë, Pentagoni thekson se shifra e të vdekurve mund të jetë më e lartë.

Vlerësimet sugjerojnë se më shumë se 150,000 trupa ruse kanë hyrë në Ukrainë që nga 24 shkurti, me rreth 14,000 deri në 21,000 të plagosur.

Në fillim të kësaj jave, presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se rreth 1,300 trupa ukrainase ishin vrarë në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë me Kievin./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!