Censi i Popullsisë në Shqipëri do të nisë në 18 shtator. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli sqaron se për këtë proces do të punësohen rreth 7 mijë persona, ndërsa kosotoja totale parashikohet të jetë 16.9 milionë euro.
“Aktualisht jemi në fazën e rekrutimit të personave që do të jenë të angazhuar në terren për grumbullimin e informacionit dhe monitorimit e cilësisë së grumbullimit të informacionit”
Mbledhja e informacionit do të realizohet duke shkuar në çdo shtëpi. Nëse një qytetar refuzon të bëhet pjesë e censit të popullsisë parashikohen penalitete që variojnë nga 50 deri në 100 mijë lekë të reja.
“Përgjigjja e pyetësorit është një detyrim ligjjor dhe qytetar, pra të gjithë banorët në republikën e Shqipërisë në baze të ligjit, mbi censin janë të detyruar t’i përgjigjen përmbajtjes së pyetësorit duke përjashtuar këtu tre pyetje të cilat janë pyetje opsionale që lidhen me etninë fenë dhe gjuhën”
Mbledhja e informacionit do të realizohet në mënyrë elektronike dhe do të zgjasë për 6 javë.
“Do përdoret teknika moderne me tableta shkurton kohën e informacionit nga terreni në qendër, shkurtim të numëruesve në terren”
Censi i Popullsisë dhe banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ndërsa numërimi i parë u krye në vitin 1923.