Mbi 600 mijë viktima nga Covid në Brazil që nga fillimi i pandemisë

schedule10:20 - 9 Tetor, 2021

schedule 10:20 - 9 Tetor, 2021

Brazili ka regjistruar mbi 600,000 viktima nga Covid që nga fillimi i pandemisë.  Me 600,425 të vdekur dhe 21,550,730 raste të raportuara që nga shpërthimi i koronavirusit,  Brazili me një popullsi prej 212 milion banorësh është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të viktimave në botë pas SHBA-së.

Ndërkohë, vendi regjistroi 18,172 raste dhe 615 viktima në 24 orë. Ndërsa vazhdon fushata e vaksinimit kundër Covid-19, Brazili ka shënuar rënie të të infektuarve, në më pak se një të tretën që nga kulmi i pandemisë në prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!