Mbi 6 mijë të infektuar me Covid dhe 71 viktima në Greqi

schedule17:23 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 17:23 - 23 Dhjetor, 2021

Greqia vijon që të shënojë një numër të lartë të rasteve të reja ditore me Covid. Në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dijë se nga 329 930 testime janë konfirmuar 6667 raste të reja dhe kanë humbur jetën 71 qytetar.

Ndërkohë vijojnë që të jenë të shtruar në spital në gjendje të rëndë 655 qytetarë, ku 60.8% janë meshkuj, mosha mesatare e tyre është 63 vjeç dhe 78.8% dhe kanë kanë sëmundje themelore.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, numri i përgjithshëm i rasteve është 1.056.583 mes të cilëve kanë humbur jetën 20 198 qytetarë.

Këtë të enjte autoritetet shtetërore kanë bërë me dije se duke filluar nga nesër deri më 3 janar është vendosur përdorimi i maskës me detyrim në çdo ambient.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!