Mbi 6.3 milionë vizitorë të huaj/ Instat: 23% më shumë se kundrejt një viti më parë

schedule14:55 - 26 Gusht, 2024

schedule 14:55 - 26 Gusht, 2024

10.7 milionë shtetas kanë hyrë në Shqipëri gjatë periudhës janar-korrik. Shifrat janë publikuar nga INSTAT dhe konfirmojnë fluksin e turistëve në vend edhe gjatë këtij viti. Kjo shifër përfshin edhe të huajt por edhe emigrantët që vijnë në vendin tonë për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre.

Ndërkohë që vetëm të huaj në janar-korrik janë regjistruar 6.3 milionë të cilët kanë deklaruar se arsyeja e vizitës në Shqipëri është për pushime. Në korrik në vend janë regjistruar 2.6 milionë shtetas që kanë ardhur në Shqipëri. Në krahasim me periudhën janar-korrik të një viti më parë personat që kanë hyrë në Shqipëri kanë pësuar një rritje me 20.4%.

Sipas Instat në Korrik 2024, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Shifrat konfirmojnë se Shqipërinë e kanë vizituar më tepër italianë e anglezë. Numri i shtetasve që kanë hyrë nga këto dy vende ka pësuar një rritje me mbi 50% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pushuesit që vijnë nga Kosova edhe për këtë vit qëndrojnë në vend të parë me rreth 2.4 milionë duke pësuar një rritje me 22% krahasuar me një vit më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!