Dhjetëra mijëra brazilianë kanë kërkuar largimin e presidentit të vendit Zaich Bolsonarou duke e akuzuar atë për keqmenaxhim të pandemisë, pasi rekordi i ri po shënonte rreth 550, 000 viktima.
Që nga fundi i majit, kjo është herë e katërt që qytetarët janë organizuar me protesta duke kërkuar largimit Bolsonaros.
Në të njëjtët kohë përveç përballjes me protestat, gjithashtu Bolsonaro po hetohet për parregullsi të mundshme sa i përket furnizimit të vaksinave kundër Covid nga qeveria e tij.
Në Sao Paolo ditën e djeshme mijëra njerëz u bënë bashkë në bulevardin kryesor të shoqëruar me pankarta si “Poshtë Bolsonaro”.
“Unë mendoj se kjo qeveri po kryer gjenocid sepse është fajtore për mossigurimin vaksinave. Shumë njerëz kanë vdekur për shkak të mungesës së vaksinave”, është shprehur profesori Adalberto Pessoa.
Presidenti brazilian që nga fillimi i pandemisë nuk e konsideroi krizën shëndetësore në vend si edhe domosdoshmërinë për marrjen e masave për të parandaluar përhapjen e virusit./abcnews.al/