Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Spanjë ka arritur në 52, 188 raste gjatë fundjavës, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1,098,320.
Ministria e Shëndetësisë në Spanjë bëri me dije se 279 pacientë humbën jetën, ndërsa numri në total i viktimave është 35,013 .
Vendimi për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme me gjashtë muaj, ka shfaqur shqetësime tek qytetarët pasi nuk e kanë vlerësuar të arsyeshme një vendim të tillë, shumë prej të cilëve e kanë vlerësuar si abuzim.
“Ata po fitojnë kohë për të kufizuar njerëzit dhe kjo mund të jetë e rrezikshme. Zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme me gjashtë muaj, unë e shoh më shumë si potencial për abuzim”, thotë një prej qytetarëve, shkruan reuters.
/abcnews.al/