Dhjetëra persona janë arrestuar pasi protestuesit pro-palestinezë bllokuan trafikun të mërkurën në pistat në dy nga aeroportet më të ngarkuara të SHBA-së.
Aeroportet e Los Angeles International dhe JKF të Nju Jorkut panë njerëz të arrestuar me akuza, duke përfshirë trazira dhe sulme.
36 persona u arrestuan në LAX, sipas policisë, dhe 26 të tjerë u mbajtën në JKF.
“Protestuesit rrëzuan në tokë një oficer policie, përdorën shenja rrugore, degë pemësh dhe blloqe betoni për të penguar një rrugë që të çonte në aeroport ndërsa sulmonin kalimtarët e pa përfshirë në automjetet e tyre, tha policia e Los Angeles në një deklaratë./abcnews.al