Mbi 5 mijë ukrainas të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus, midis tyre 210 fëmijë

schedule21:36 - 6 Prill, 2022

schedule 21:36 - 6 Prill, 2022

Kryetari i bashkisë së Mariupol tha sot se mbi 5000 civilë, duke përfshirë 210 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë , raporton Associated Press.

Vadym Boichenko tha të mërkurën se 210 viktima janë fëmijë.

Ai tha se forcat ruse bombarduan spitalet, duke përfshirë një, në të cilin 50 njerëz u dogjën për vdekje.

Lexo edhe: Të shtrirë në mes të rrugës me duar të lidhura, protestuesit inskenojnë masakrën në Bucha! Ngjarja që la botën të ‘ngrirë’

Boichenko tha se më shumë se 90% e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar nga bombardimet ruse, shkruan The Guardian.

Ushtria ruse ka rrethuar portin strategjik të Detit Azov, duke shkurtuar furnizimet me ushqim, ujë dhe energji dhe duke e goditur zonën me artileri dhe sulme ajrore.

Marrja e qytetit të Mariupolit do t’i lejonte Rusisë të siguronte një korridor të vazhdueshëm tokësor në Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e mori nga Ukraina në vitin 2014./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!