Mbi 5 mijë raste të reja dhe 88 viktima nga Covid në Greqi

schedule16:58 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 16:58 - 4 Dhjetor, 2021

Autoritetet greke të shëndetësisë kanë raportuar sot 5157 raste të reja me Covid. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë shkon 962 695.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 99 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 3290 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Në orët e fundit 88 qytetarë kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa numri i viktimave në total ka shkuar më 18.516, nga të cilët 50,6% janë meshkuj.  Sakaq, mosha mesatare e personave që janë të intubuar është 65 vjeç. g.v/abcnews.al