Ofensiva ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës ka vrarë të paktën 45,028 palestinezë dhe ka plagosur 106,962 të tjerë, sipas një deklarate të hënën nga ministria e shëndetësisë së Gazës.
Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.