India raportoi 401,993 raste në 24 orë- hera e parë që vendi ka tejkaluar 400,000 raste në një ditë të vetme duke shënuar gjithashtu ditën e 10 radhazi që vendi regjistron mbi 300 mijë raste në ditë sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.
Numri total i të infektuarve ka shkuar në 19 milion që nga fillimi i pandemisë. India gjithashtu raportoi edhe 3,523 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 211,853. Kjo shënoi ditën e katërt radhazi që vendi regjistroi mbi 3 mijë viktima nga Covid.
Vendi ka administruar 154,854,096 doza vaksine. 27,889,889 persona janë vaksinuar plotësisht. India nisi fushatën e vaksinimit në 16 Janar dhe zgjeroi programin për të gjithë personat mbi 18 vjeç të shtunën./abcnews.al