Mbi 400 raste të reja 18 viktima nga Covid në Maqedoninë e Veriut

schedule16:34 - 25 Nëntor, 2021

schedule 16:34 - 25 Nëntor, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.708 testime janë regjistruar 473 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur 505 pacientë të shëruar dhe 18 pacientë të tjerë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 213.779 raste me coronaviurs, ndërsa prej tyre 197.998 janë shëruar dhe 7.492 kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka gjithsej 8.289 raste aktive me COVID-19.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!