India ka raportuar 43,393 raste dhe 911 viktima në 24 orë. Ndërsa numri i rasteve aktive shënoi rënie me vetëm 458,727 të shtruar. Numri i të vdekurve nga pandemia në shtetin gjigant aziatik ka arritur në 405,939 viktima nga një total prej më shumë se 30,75 milion rastesh, sipas shifrave zyrtare.
India është vendi i dytë me numrin më të lartë të rasteve dhe i treti për numrin më të lartë të viktimave në botë. Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet shëndetësore indiane kurba e valës së dytë ka shënuar rënie ditët e fundit./abcnews.al