Mbi 4 milion viktima nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë

schedule15:23 - 2 Gusht, 2021

schedule 15:23 - 2 Gusht, 2021

4,227,765  persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë, sipas një raporti nga burimet zyrtare të përpiluara nga agjencia e lajmeve AFP. 198,247,050 persona janë infektuar, megjithëse shumica janë rikuperuar disa vazhdojnë të përjetojnë përjetojnë simptoma për javë dhe muaj me radhë.

Shifrat bazohen në raportet ditore të ofruara nga autoritetet shëndetësore në secilin vend. Ato përjashtojnë rishikimet e bëra nga organizatat e tjera statistikore, të cilat tregojnë se numri i vdekjeve është shumë më i lartë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se numri i përgjithshëm mund të jetë dy deri tre herë më i lartë se të dhënat zyrtare. 7,236 viktima dhe 455,312 raste të reja u regjistruan në të gjithë botën të dielën.

Bazuar në raportet e fundit, vendet që kanë regjistruar më shumë viktima janë  Indonezia me 1,568, e ndjekur nga Rusia me 785 dhe Brazili me 464. SHBA është vendi më i prekur me 613,228 viktima nga 35,003,546 raste, raporton abcnews.al

Pas Shteteve të Bashkuara, vendet më të prekura janë Brazili me 556,834 viktima nga 19,938,358 raste, India ka regjistruar 424,773 viktima nga 31,695,958 raste. Meksika ka raportuar 241,034 viktima nga 2,854,992 raste dhe Peruja 196,438 viktima nga 2,113,201 raste.

Vendi me numrin më të madh të viktimave në krahasim me popullsinë e tij është Peruja me 596 viktima për 100,000 banorë, e ndjekur nga Hungaria me 311, Bosnje-Hercegovina me 295, Republika Çeke me 284 dhe Maqedonia e Veriut me 264.

Amerika Latine dhe Karaibet kanë regjistruar 1,375,285 viktima nga 40,901,761 raste. Nga ana tjetër Europa ka regjistruar 1,203,546 viktima nga 58,536,165 raste  ndërsa Azia ka regjistruar 675,820 viktima nga 44,999,056 raste.

SHBA dhe Kanadaja kanë raportuar 639,828 viktima nga 36,434,778 raste, Afrika  ka shënuar 170,998 viktima nga 6,746,432 raste, ndërsa Lindja e Mesme ka regjistruar 160,907 viktima nga 10,543,800 raste, dhe Oqeania 1,381 viktima nga 85,064 raste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!