Mbi 4 mijë viktima në 24 orë në Indi

schedule07:48 - 17 Maj, 2021

schedule 07:48 - 17 Maj, 2021

India ka raportuar 281.286 raste duke çuar numrin e përgjithshëm në 24,965,463 dhe 4,106 viktima duke çuar numrin e përgjithshëm në 274,411. India është vendi më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara. Vendi është përballur me një valë të dytë shkatërruese duke mbingarkuar spitalet.

India ka pasur  gjithashtu mungesa të shumta pajisjesh mjekësore dhe oksigjeni. Kanë qenë të shumta vendet që kanë ndihmuar vendin si Shtetet e Bashkuara apo edhe Britania./abcnews.al