India ka shënuar 2.123 viktima dhe 86.498 raste me Covid-19 në 24 orë. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i rasteve është i ulëti gjatë 66 ditëve të fundit.
Sidoqoftë India mbetet një nga vendet më të prekura në botë. Vendi ka regjistruar 351,309 viktima dhe 29 milion rastesh, sipas të dhënave zyrtare.
India është vendi i tretë me numrin më të lartë të viktimave dhe vendi i dytë me numrin më të lartë të rasteve në botë./abcnews.al