Ditët e fundit fatmirësisht në të gjithë botën është vënë re një rënie e ndjeshme e numrit të të prekurve dhe viktimave me koronavirus në 24 orë.
Numri i viktimave deri më tani është 331 531 persona ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 5 138 310 persona në nivel global.
Shtetet e Bashkuara regjistrojnë bilancin më negativ të vdekjeve, me mbi 93 mijë, ndërsa vendi i origjinës, Kina, 4 mijë e 634 viktima.
Pas shfaqjes në Ëuhan të Kinës, në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën.
Deri më tani 2 049 903 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2 milionë e gjysmë raste aktive./abcnews.al