Mbi 32 mijë qytetarë të Kosovës “dynden” për fundjavë në Shqipëri

schedule17:17 - 2 Maj, 2021

schedule 17:17 - 2 Maj, 2021

Moti i ngrohtë dhe ulja e rasteve të infektimit me koronavirus, kanë bërë që shqiptarët e Kosovës të “dynden” drejt Shqipërisë gjatë fundjavës.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë për mediat në Kosovë se që nga dita e premte, mbi 32 mijë qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Shqipëri.

“32 mijë e 163 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri këtë vikend, 5 mijë prej tyre vetëm ditën e sotme”, ka thënë Minxhozi.

Pas goditjes që bëri pandemia të dy vendet janë duke u munduar që të rikthejnë turizmin në nivelin e dikurshëm.

Tani për tani në Kosovë janë 8.307 raste aktive, ndërkohë në Shqipëri situata është pak më e qetë. Së fundmi janë regjistruar vetëm 53 infektime të reja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!