Më shumë se 326 persona kanë humbur jetën si pasojë e ciklonit Freddy, i cili goditi Malaëin në Afrikën e Jugut. Mes shkatërrimit që la pas pas cikloni puna është vështirësuar edhe për ekipet e kërkim – shpëtimit që po vijojnë të ndihmojnë qytetarët.
Cikloni ka goditur edhe rajonin e Zambezias si dhe atë të Mozambikut ku janë shkatërruar me qindra banesa. William Namboya i cili është pjesë e forcave mbrojtëse të vendit është shprehur se ka pasur vështirësi edhe në identifikimin e viktimave.
“Gjendja e trupave nuk është e mirë. Ata janë gjetur thuajse në gjendje të dekompozuar duke pasur parasysh se incidenti ka ndodhur të hënën dhe ne po e zbatojmë këtë operacion katër ditë më vonë. Trupat janë pothuajse të panjohur. Prandaj kërkojmë maska për fytyrën që personat që bëjnë punën të mos infektohen nga asgjë tjetër,” tha William Namboya, pjesë e forcave të mbrojtjes, Malaëi.
Sipas shkenctarëve ndryshimet klimatike të shkaktuara nga vendet e industrializuara kanë përkeqësuar aktivitetin e cikloneve, duke i bërë ato më intensive dhe më të shpeshta në Afrikën e Jugut.
Sipas Organizatës Botërore të Meterologjisë, cikloni Freddy mund të jetë një ndër ciklonet më të fuqishme në histori.
/abcnews.al

