Mbi 30 persona janë helmuar sot në një lokal që shërbenin ushqime të shpejta në Malishevë. Personat e helmuar janë dërguar menjëherë për të marrë trajtim mjekësor në spital.
Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, situata është në kontroll të plotë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj tha se kanë nisur kontrollet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa lokali është mbyllur./abcnews.al/