Numri i të prekurve nga koronavirusi, në mbarë botën ka tejkaluar shifrën e 30 milionëve. Sipas “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 30.036.868 raste me COVID-19.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 6.828.301 raste deri më tani.
Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë:
India (5.118.253)
Brazili (4.421.686)
Rusia (1.079.519)
Peru (744.400)
Kolumbia (736.377)
Meksika (680.931)
Afrika e Jugut (653.444)
Spanja (614.360)
Argjentina (589.012)
Kili (439.287)
Deri më tani kanë humbur jetën 945.092 persona. Ndërkohë, 21.804.030 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa 7.287.746 janë raste aktive. s.ba/abcnews.al