Italia vijon të mbetet në kuadrin e shifrave të larta përsa i përket humbjes së jetëve nga koronavirusi.Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën 243 pacientë duke e çuar në 30201 numrin epërgjithashëm të viktimave.
Ndërsa gjatë orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 1 327 raste të reja duke e ccuar në 217 185 numrin e personave të infektuar në Itali.
Numri i personave aktual pozitiv me COVID 19 është 87 961 raste, me një reduktim me 1 663 të prekur më pak se një ditë më parë.
Ndërkohë në raportimet e fundit nga autoritetet mjeksore italiane rezulton se 2 928 pacientë të shëruar më shumë dhe numri i tyre deri më sot është 99 203.
Aktualisht në repartet e terapisë intesive dita e sotme ka regjistruar 148 pacientë më pak dhe nurmi i tyre që po kurohen aktualisht është 1 168./abcnews.al

