Mbi 3 milion të infektuar me Covid-19 në botë, 218 mijë persona kanë humbur jetën

schedule07:51 - 29 Prill, 2020

schedule 07:51 - 29 Prill, 2020

Betejën me koronavirusin deri më tani e kanë humbur 218 010 persona në të gjithë botën, ndërsa 3 138 919 të tjerë janë infektuar në rang global.

Ndërkohë në lidhje me numrin e të infektuarve shumë specialistë theksojnë se kjo është një shifër që mund të jetë shumë më e lartë se ajo që ne dimë deri më tani, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

Fatmirësisht numri i personave që kanë arritur të fitojnë betejën me Covid  19 është 956 064 persona.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë në të gjithë botën që ka numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve në rang global. Deri më tani në Amerikë kanë humbur jetën 59 266 persona ndërsa numri i të infektuave deri më tani është 1 035 765. Gjithashtu Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe kanë një numër të madh viktimash dhe të infektuarish. Italia është vendi i dytë në botë përsa i përket numrit të viktimave me 27 359 viktima,  ndërkohë 23 822 persona kanë vdekur në Spanjë, 23 660 në Francë dhe 21 678 të tjerë në Britani./abcnews.al